Dinamo dhe Vllaznia luajnë të shtunën (15 shkurt) në orën 16:30 në “Elbasan Arena” për raundin e 25-të në Superligë. Përpara ndeshjes për mediet foli trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric. Kroato-gjermani u ndal te forma e mirë e të tijve dhe te vlerësimi i kundërshtarit, duke mos harruar humbjen që Dinamo u shkaktoi fazën e dytë në “Loro Boriçi”.

Dinamo – Kemi punuar fort dhe kemi shumë motivim për të qenë të përgatitur për këtë sfidë. Kemi luajtur kundër Dinamos, duhet të tregojmë më shumë se 100% nëse duam të fitojmë nesër dhe ky është objektivi ynë. Ne kurrë nuk e nënvlerësojmë asnjë ekip në Superiore e kemi fokusin te ndeshja e nesërme, do të shohim veten tonë, pres fokusim të lojtarëve dhe të vëmendshëm për objektivat. Na duhet disiplinë.

Dinamo iu mposhti fazën e dytë në Shkodër – Ajo dhemb. E kujtojmë ndeshjen e humbur, por nuk ishte çdo gjë keq. Duhet të mësojmë nga gabimet që kemi bërë.

Ndarja e skuadrave në krye dhe zonën e fundit –Është një pikturë e bukur, objektivi ynë është të marrim sa më shumë pikë. Është investimi dhe sakrificat që kemi bërë, duhet të përballojmë uljet dhe ngritjet gjatë sezonit, por objektivi është vetëm fitorja.

Skuadra – Kemi gjithsecilin të gatshëm, duhet të rrimë me këmbë në tokë, Spahia është në fazë rikuperimi, por për momentin merremi me lojtarët që janë të gatshëm.

Kalendari i ngjeshur – Është mirë të kalonim këtë fazë të dimrit, tani është detyra të mbajmë këtë ritëm dhe të përmirësohemi çdo ndeshje, të rrimë me këmbë në tokë dhe të jemi të përqëndruar dhe disiplinuar.

Sot është Shën Valentini, prisni dhurata? Jemi të jemi të uritur dhe mos mendojmë që gjërat janë të thjeshta, por të presim hapin e radhës. Presim të fitojmë nesër dhe pastaj të shohim për dhurata pas ndeshjes”, tha Brdaric.

Vllaznia ka katër fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe me 43 pikë mban vendin e dytë në renditje, dy më pak se kryesuesit e Egnatias. Nga ana tjetër Dinamo vjen pas tre barazimeve radhazi dhe me 40 pikë mban pozitën e katërt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu