Emergjencat civile kanë qenë në fokus të mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit. Pas përmbytjeve gjatë fundjavës në Vlorë, kreu i qeverisë theksoi se duhet të përmirësohet reagimi i strukturave lokale për menaxhimin e situatave. Sipas tij është i domosdoshëm, organizimi dhe trajnimi i strukturave që të jenë gati në kohën e emergjencës, raporton newspower.al.

“Është e domosdoshme që të ketë një fokus të veçantë organizimi trajnimi dhe aftësimi i strukturës dhe stërvitja e strukturës që duhet të jetë gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit se kur është faza e goditjes nuk ka çfarë bën askush. Pjesë e këtij procesi dialogu të jetë dhe mënyra si duhet të rrisim koordinimin dhe efikasitetin me qeverinë qëndrore”.

Ai solli në vëmendje dobësitë e shfaqura në prefekturën e Korçës gjatë zjarreve të gushtit, ku tha se nuk janë angazhuar më shumë se 70% e forcave aktive, ndryshe nga Shkodra, ku Rama tha se ka angazhuar më shumë se kapacitetet e deklaruara, shkruan A2.

“Te zjarret, ka patur një rezistencë pozitive, por ka pasur edhe shfaqje dobësish që duhen parë me sy kritik. Të gjitha prefekturat bëjnë një deklarim forcash në dispozicion dhe ajo që ndodhi është se në prefektura e Korçës ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar kur emergjenca është shfaqur vetëm 342 forca dhe ka kërkuara mbështetje nga Forcat e Armatosura. Nuk ka arritur të aktivizojë 70% të forcave aktive. Prefektura e Shkodrës e cila ka patur emergjenca të rrezikshme, është prefektura me angazhimin më të lartë të kapaciteteve vendore dhe ka përdorur më shumë kapacitete se ato të deklaruara dhe mbështetjen e FA ka kërkuar vetëm në raste specifike. Ajo që pastaj është shumë domethënëse është që rezultati në prefekturën e Korçës, ku Forcat e Armatosura janë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dhe aktivizimi i forcave të brendshme të deklaruara aty në komunitet ka qenë i dobët. Pavarësisht shpenzimit të madh të energjive rezultatet kanë qenë më të dobëta sesa në Shkodër”.

Kreu i qeverisë e quajti dështim të pajustifikueshëm mungesën e punës dhe koordinimit të strukturave gjatë emergjencave.

“Nuk mundemi dot ne të mbajmë Shqipërinë pa zjarre se është e pamundur, por ne do të luftojmë për çdo metër katror, për çdo rrënjë pemë, rrënjë ulli që mund të shpëtohet. Ama çka është e shpëtueshme dhe nuk shpëton për shkak të mungesës së punës dhe koodrdinimit është një dështim që nuk kemi si ta justifikojmë”.

Ai mori shembullin e Italisë si vendi ekselent për reagimin e emergjencave.

“Italia është një nga vendet e ekslencës sa i takon emergjencave civile, por arsyeja është se i gjithë rrjeti i personave të gatshëm në momentin e emergjencës që nuk janë thjesht të punësuar, por edhe rezervistë në të gjithë territorin. Kjo kërkon një vëmendje shumë të posaçme”.

Kryeministri Rama u shpreh kritik ndaj bashkie sa I takon qasjes së shërbimeve sociale.

Ne kemi bërë ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki e kemi vendosur në dispozicion fonde nga qeveria, e ka bashki që nuk kanë marrë një kokërr leku e nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt e nuk kanë çarë kokën, kjo është skandaloze. 33 mijë persona sot shërbehen falë këtij transformimi e këtij projekti e shuma që përmendi ministri I Mbrojtjes 1 miliardë e kusur lekë të reja, sshuma që përmendi ministrja e Mirëqënies janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në bashkitë tuaja janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë me këto shuma.

Me çfarë merreni ju? Se nuk e kujtoj?! Nuk arrij dot ta kuptoj. Po shikoja disa të dhëna dhe është e pakuptueshme disbursimi I fondeve të fondit social ku fondi social qëndror ka një kontribut të rëndësishëm në dispozicion të cdo bashkie është qesharak në disa bashki që teorikisht nuk mund të jenë prapa të tjerëve se kanë situata shumë më të agravuara sesa disa bashki në zonën qëndrore. Pse? Për gratë me fëmijë të vetmuar, fëmijët autikë të kemi fondet e të mos I vëmë në dispozicion, po pse? Ndërkohë kemi bashki si Kamza që realizon 100% buxhetin. Nëse unë tani do të bëj gabimin që t’i lë fjalën Rakipit ai do të thotë dua më shumë. Se mund të shpenzojë, më shumë. Kamza një bashki që ishte modeli i anti shërbimit social që sot merr fondin e vë në dispozicion të komunitetit 100%. E njëjta gjë bashkia e Vorës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu