Policia Kufitare e Muriqanit referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk U. G., 28 vjeç, pasi në dalje të RSh-së, në PKK Muriqan, gjatë kontrollit në vijën e dytë, i janë gjetur në çantë, 11 080 euro të padeklaruara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Rr. B., 66 vjeç, banues në Shkodër dhe A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Boks, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. V, 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe thjeshtrës së tij.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. G., 69 vjeç, banues në fshatin Koman, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. P., 37 vjeç, banues në fshatin Kimzë, pasi është konfliktuar me shtetasin B. Ll., 48 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu