Qëndrimi për orë të gjata para ekraneve, ekspozimi ndaj përmbajtjeve shpeshherë të papërshtatshme për fëmijë dhe adoleshentë, si edhe krahasimi i vazhdueshëm mes tyre në rrjetet sociale, kanë shtyrë disa shtete të ndërmarrin masa kufizuese. Një prej tyre është së fundmi edhe Franca ku projektligji që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për për fëmijët nën moshën 15 vjeç ka marre driten jeshile. Vendimi pritet të hyjë në fuqi në shtator, me nisjen e vitit të ri shkollor. Po për Shqipërinë, a do të ishte një ligj i tillë efektiv?

 “Për të pasur një qajse më të mirë dhe më pozitive kryesisht tek shëndeti mendor dhe po ashtu tek zhvillimin emocional i të rinjëve dhe adoleshentëve duhet të kemi shumë kujdes tek mënyra si përdoren platformat sidomos rrjetet sociale pasi ato rrisin mundënsinë e të krahasuarit, vetëkontrollit emocional dhe ndonjëherë agresivitetit midis njëri-tjetrit që janë shumë problematika pikërisht tek kjo moshë. Përderisa në shumë vende të ndryshme dhe kryesisht ato më të zhvilluarat japin rëndësi dhe fokus përdorimit të teknologjisë, mënyrës se si përdoret, po ashtu grupmoshës më të ekspozuar problematike atëherë ne e kuptojmë që ky është një fenomen që nuk ka se si vendin tonë mos ta preki sepse cdo ditë ne më shumë e kuptojmë sa shumë të ndikuar janë adoleshentët, të rinjtë”, tha Anora Kroj, psikologe. 

Ekspertët shprehen se një vendim i tillë nuk mund të merret menjëherë, pasi varësia që rrjetet sociale kanë krijuar te fëmiët dhe adoleshentët është shumë e madhe. Sipas tyre, një ndalim i menjëhershëm do t’i shtynte të rinjtë të kërkonin rrugë alternative, përmes përdorimit të platformave të tjera. Ata theksojnë se edukimi dhe ndërgjegjësimi duhet të jene hapate parë, përpara masave ndaluese.

“Duhet ti kushtojmë shumë rëndësi pjesës së edukimit digjital, edukimit të prindit dhe shkollave. Mënyra se si të rinjtë i përdorin rrjetet sociale. Duhet të jenë ekspertë përkatës të cilët duhet ti mundësojnë një dialog shumë produktiv midis prindit, mësuesit, shkollave dhe fëmijëve. Ne krijojmë një urë lidhëse shumë të mirë me të riun sepse ata janë shumë të ekspozuar dhe koha që duan të kalojnë është shumë e madhe. Të mos ndalojnë direkt tek parandalimi por tek edukimi”, shtoi psikologia. 

Australia ishte vendi i parëë që ndaloi përdorimin e mediave sociale për fëmiët nën moshën 16 vjeç. Në fillim të dhjetorit, qeveria australiane vendosi të bllokoë plotësisht qasjen e tyre në këto platforma, pavarësisht kundërshtimeve. Sipas autoriteteve, përgjegjësia për zbatimin e këtij vendimi u takon vetë kompanive të mediave sociale dhe prindërve. Në rast shkeljesh të përsëritura, parashikohen edhe gjoba.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu