682 studentë janë regjistruar për vitin e ri akademik 2024-2025, në përmbyllje të raundit të parë, në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Një trend thuajse i njëjtë me vitin e kaluar, duke plotësuar përafërsisht 45% të kuotave të kërkuara. Kriza më e madhe është tek shkencat shoqërore, ku historia nuk ka asnjë student të regjistruar, gjuhë – letersia vetëm 3, gazetari-komunikimi 2, apo fizika vetëm 1 raporton newspower.

Përtej kësaj krize numrash, rektori i universitetit të Shkodrës deklaron se nuk do të ketë asnjë degë të mbyllur, por sic citon newspower.al ai flet për një reformë të thellë e orientuar në dy drejtime.

Gjuraj premton edhe një analizë sociologjike se nga vijnë studentët, me qëllim që të përmirësohet fushata e rekrutimeve vitet e ardhshme.

Universiteti “Luigj Gurakuqi” ka 30 programe studimi bachelor, 14 master shkencor, 12 master profesional dhe 3 programe profesionale. Ai është pas Tiranës, institucioni i lartë më i vjetër arsimor në Shqipëri, me një traditë të pasur sipas newspower.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu