Ballina Kulture Mbyllet Panairi i Librit në Shëngjin/ Juria vlerëson me çmime 4 shkrimtarë,...

Mbyllet Panairi i Librit në Shëngjin/ Juria vlerëson me çmime 4 shkrimtarë, mes tyre Preç Zogaj e Odise Kote

Me dy dite të mbushura me letërsi, kulturë dhe frymëzim u mbyll në Shëngjin panairi ‘Valë dhe Fjalë’, ndërsa Juria e kryesuar nga Liridon Mulaj, me anëtarë Alda Bardhyli dhe Monika Stafa, shpalli fituesit. Çmimin për poezinë më të mirë e mori shkrimtari Preç Zogaj, ndërsa Rudolf Marku u vlerësua me çmimin e karrierës ‘Ndoc Gjetja’. Vepra më e mirë studimore iu dha prof. dr. Sherif Bundo, proza më e mirë Odise Kotes dhe çmimi special Pashko Camajt.

Në ditën e dytë të panairit u diskutuan një sërë temash të rëndësishme, ku ne fokus ishte letërsia dhe marrëdhënia e njerëzve me librin.

Ky aktivitet letrar ku morën pjesë 20 shtëpi botuese dhe shumë shkrimtarë nga Shqipëria dhe Kosova, e ktheu librin në kryefjalë të verës kulturore në Shëngjin dhe synohet të kthehet në traditë të përvitshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks