Pas një hetimi 4- vjeçar, dy prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dorëzuan dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme.

Dosja e përbërë nga 333 fashikuj hetimorë, u dorëzua mbrëmjen e sotme, ndërsa nesër pritet që çështja të shortohet. E sigurt është që gjyqtarja Irena Gjoka nuk është pjesë e listës që do të gjykojë nëse dosja do kalojë apo jo për gjykim themeli.

Pesë të pandehurit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe noterja Andia Pustina tashmë do të përballen me akuzat që rëndojnë mbi ta.

Ish-kryeministri i vendit akuzohet për  korrupsionit pasiv, pasi SPAK thotë se i hapi rrugën dhëndrit të tij për të përfituar nga prona e ish-kompleksit sportiv, që dikur i ka përkitur shtetit.

Dhëndri i tij është ai që ka pozitën më të rëndë përballë drejtësise pasi, krahas korrupsionit akuzohet edhe për pastrim parash, ndërsa tre të tjerët akuzohen vetëm për pastrim parash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu