Ballina Bota Mbrojtësi kosovar i Serie A pëson aksident të frikshëm në Torino, më...

Mbrojtësi kosovar i Serie A pëson aksident të frikshëm në Torino, më pas shkon në stërvitje

Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në Torino. Mbrojtësi i ekipit të Torinos ndodhej në bordin e “Mercedes C-Class AMG” të tij (makinë me vlerë gati 60 mijë euro), kur është përplasur me një “Jeep Renegade” të kuq. Fotot e publikuara nga “Torinocronaca.it” tregojnë dëmtimin e makinave, çka dëshmon se përplasja ka qenë e fortë mes dy makinave. Për fat të mirë, nga pamjet mund të shohim edhe vetë Vojvodën dhe njeriun në xhipin e kuq duke qëndruar me këmbët e tyre, në gjendje të mirë. Të dy e kanë kaluar këtë aksident të frikshëm pa u dëmtuar. Mbrojtësi i skuadrës së Juric ishte rrugës për në stërvitje, në të cilën mori pjesë sërish, pavarësisht aksidentit rrugor.Frika e madhe kaloi, për fat të mirë asnjë lëndim serioz i Vojvodës, i cili do të thirret për ndeshjen e radhës në kampionat. Kjo nënkupton kthimin menjëherë te fitorja në shtëpi, ndaj Atalantës, në një tjetër ndeshje shumë të vështirë për “granata”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks