Mblidhet sërish Bordi i Transparencës, ul me 2 lekë çmimin e naftës, 5 lekë benzinë

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish sot për të ulur me 2 lekë çmimin e karburantit në krahasim me çmimin e vendosur dy ditë më parë, 7 dhjetor dhe me 5 lekë çmimin e benzinës. Ndërkohë gazi mbetet i pandryshuar.

Çmimet e vendosura janë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër, ndërsa më 7 dhjetor ishte 180 lekë

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 102 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 09 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Latest articles

Related articles

spot_img
Enable Notifications OK No thanks