Përveç kabinetit qeveritar, ministrave, zëvendës ministrave, drejtuesve politkë dhe kryebashkiakëve socialistë, në mbledhjen që PS do të zhvillohet në Shkodër do të marrin pjesë edhe kryebashkiakë të djathtë.

Të zgjedhurit e të djathtëve, Hilë Curri i Fushë Arrëzit, Rrok Doda i Pukës, Albert Mlyshi i Mirditës dhe Fisnik Qosja i Kavajës, i janë pergjigjur pozitivisht ftesës së qeverisë.

Nuk dihet arsyeja pse demokratët i janë bashkuar mbledhjes së qeverisë të thirrur nga Edi Rama gjatë së cilës do të bëhet një analizë e thelluar e punës që është bërë deri më tani në terren. Dy kryebashkiakët e opozitës kanë dalë nga listat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në një postim në Facebook njoftoi se në takim do të merrnin pjesë të 61 kryetarët e bashkive. “Nisim takimin sot me anëtarët e qeverisë dhe 61 kryetarët e bashkive për sfidat dhe angazhimet e pushtetit vendor për Shqipërinë 2030”, shkroi ministri Mazniku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu