“Prej vitit 2011, Shqipëria ka një kuadër ligjor të plotësuar për mbikëqyrjen elektronike si formë e një mase sigurimi, dënimi apo edhe për rastet e urdhrave të mbrojtjes si shkak i dhunës në familje. Por prej vitit 2019, pasi funksionoi për disa vite, ajo u ndërpre nga Ministria e Drejtësisë për shkak të problemit që shfaqën pajisjet e blera, duke u konsideruar si cenim i sigurisë”.

6 vite më pas, nuk pati asnjë përpjekje për rikthimin e këtij opsioni, teksa ekspertët thonë se do të ndihmonte sistemin. Për avokatin Bledar Meminaj lufta kundër dhunës në familje është një nga fenomenet që do t’i vinte në ndihmë vënia në funksion e mbikëqyrjes elektronike.

“Do të ishte një garanci e shtuar, do të ishte një vëzhgim në kohë reale i personave të cilët kanë një urdhër mbrojtje dhe gjykata vendos do të jetë kollaj e zbatueshme dhe do të jetë kollaj e verifikueshme në momentin që do të shkelen këto masa”, tha Meminaj. Mbikëqyrja elektronike gjithashtu do të ndihmonte në uljen e paraburgimeve.

“Duhet ta rikthejnë këtë si metodë dhe si një alternativë shumë të mirë për të mos pasur burgjet plotë dhe për të pasur një mënyrë më të mirë dhe efikase të masave të sigurimit. Nëse do të rikthehet do ti jap organit të hetimit dhe gjykatave mundësinë e ushtrimit të  ndjekjes penale jo vetëm me ato që quhen masat më ekstreme”, tha Eugen Beçi, avokat. 

“Mbikëqyrja elektronike është diçka që ka munguar shumë sistemit të drejtësisë. I ka munguar sa i përket aplikimit të kësaj mase e cila do të ndihmonte shumë politikën penale për sa i përket caktimin e masave jo ekstreme… Mungesë nuk  duhet të ketë më pasi është një aplikim shumë i mirë për të garantuar nevojat e hetimit, për të mbajtur në vëzhgim persona të cilët janë nën hetim, por nga ana tjetër nuk i privojmë lirinë në 360 gradë”, tha Meminaj.

Që prej nisjes së aplikimit të kësaj mase deri në vitin 2019, Gjykatat e dhanë si masë në 347 raste./ tvklan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu