Screenshot

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka dalë nga SPAK pas më shumë se 5 orësh. Prej orës 10:00 të mëngjesit, Kryemadhi ndodhej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë shpjegime për pasurinë e saj. Për mediet, Kryemadhi deklaroi se ishte thirrur si person që ka dijeni.
Kryemadhi:I dhash përgjigje të gjitha pyetjeve. Ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur. Besoj se e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve. E lexova me vëmendje dhe e firmosa me vetëdije të plota, duke marrë të gjitha përgjegjësitë.

Kryemadhi: Lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike janë në një çështje. Dua të them që nuk kam bërë ndërhyrje estetike. Cdo grua që mirëmbahet dhe që kërkon të jetë korrekte me imazhin e saj, nuk është ndërhyrje estetike. Ndërhyrje estetike do të thotë të ndryshosh shumë gjëra. Botox kam bërë si të gjitha grat.

Në çfarë cilësie u pyetët?
Kryemadhi: Isha në cilësinë e personit në dijeni.Në fund Kryemadhi deklaroi se sa i përket çështjeve të drejtësisë ndahet nga Ilir Meta.Ndaheni me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK?Kryemadhi: Ndahemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu