Gjatë vitit 2025, në qytetin e Shkodrës kanë mbyllur aktivitetin edhe 18 biznese të tjera. Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare (BSPSH) në Shkodër, Albert Tuka, i cili thekson se shkaku kryesor është keqmenaxhimi ndaj biznesit të vogël, si edhe rënia e ndjeshme e fuqisë blerëse për shkak të varfërisë. Sipas Tukës, situata është edhe më alarmante, pasi gjatë viteve të fundit në Shkodër janë mbyllur mbi 2500 biznese.
Tuka shton se për shkak të pensioneve të ulëta, një pjesë e pensionistëve po detyrohen të hapin biznese për të përballuar jetesën. Në këtë kuadër, ai kërkon nga qeveria që ose të rrisë pensionet, ose t’u hiqet pensionistëve detyrimi për pagesën e sigurimeve shoqërore.
Sipas kreut të BSPSH Shkodër, viti 2026 pritet të jetë edhe më i vështirë dhe më i errët për biznesin e vogël.






