Ballina Analiza dhe Komente Mbetjet pushtojnë lagjen Tepe, digjen në mes të ditës

Mbetjet pushtojnë lagjen Tepe, digjen në mes të ditës

Nga Eliona Shkreli

Mbetjet vazhdojnë të jenë aty në lagjen Tepe ndërsa sërish I është vënë zjarri, I qëllimshëm apo jo, kjo s’ka rëndësi tek shkodranët.

Brënda pak orëve, nëse vazhdon djegia e tyre, Shkodra do mbushet sërish me tym dhe frymëmarrja në qytet e në shtëpitë e banorëve do jetë e zorshme dhe e mbushur me helm..

A mban kush përgjegjësi për këtë situatë që ripërsëritet herë pas here? A mban kush përgjegjësi për mbetjet e mbeturina në këtë zonë të cilat siç duket akoma nuk kanë pronar dhe përgjegjësia mbetet jetime ndonëse është lagje periferike e qytetit në territorin e Bashkisë Shkodër?

Propaganda lokale e Bashkisë na flet pothuajse përditë për tonelata mbetjesh që I pastron ndërsa realiteti flet ndryshe dhe zbulon se problematikat e përvitshme do mbeten të pazgjidhura edhe tek Bashkia që premtoi qeverisje transparente për një Shkodër të Pastër…

Shkodranë bëhuni gati se tymi po vjen…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks