Ditën e djeshme kanë mbërritur në shqiptarët në diasporë fletët e para të votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale foton e një familjeje emigrantësh shqiptarë që pozojnë me zarfin e fletës së votimit.

“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 në BE.

Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu