Këto janë pamjet e Kishës së Shna Ndout në Laç këtë 3 janar.

Ky vend i shenjtë është populluar nga qindra besimtarë në këto ditë të para të vitit të ri.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtë saj qytetarët thonë se kanë shumë besim dhe shpresë tek Kisha e Shna Ndout që sipas tyre ka bërë mrekulli të shumta.

Lutjet e tyre shkojnë për një vit të mbarë për familjet dhe gjithë shoqërinë.

“Këtu e kemi nis se thonë është mbarë, të shkon viti mbarë për fëmijët e të gjtihë gjërat. U them të gjithë shqiptarët të jetë një vit i mbarë, më i mirë.

Jam nga zona e Peqinit. Vij shpesh, për shëndetin.

Lutem për fëmijët që i kam jashtë shtetit, për vete, për shtëpinë. Kam shumë besim,” thonë ata.

Kisha e Shna Ndout është një vend i shenjtë që ndodhet mbi kodrën e qytetit të Laçit që vizitohet çdo vit nga mijëra besimtarë, në çdo ditë të vitit.

Ndërsa kulmi i pelegrinazhit është më 12 dhe 13 qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu