Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka deklaruar se duhet të merren masa në mënyrë që të ndalet emigrimi masiv i shqiptarëve jashtë vendit. Ndryshe sipas saj Shqipëria do të kthehet në një azil gjigand të të moshuarve dhe Shqipëria nuk do të ekzistojë më kështu siç e njohim në vetëm një dekadë.

Ajo u shpreh gjithashtu se mazhoranca po bën gjithçka në dorë me presione, para jo të ligjshme dhe presion ndaj administratës për të manipuluar votën, por sipas saj diaspora e ka të qartë që në datën 11 maj do të votojë numrin 1. “Thirrje çdo shqiptari që të mos pranojë të bëjë me video apo fotografojnë votën që i kërkohet përmes presonit që i bëhet familjarëve të tyre në administratë. Edhe në raportin e OSBE përmendej përdorimi i administratës, i parave edhe nga pushteti lokal edhe për të çuar autobusë, pra nuk ka dyshim që para tjetër po përdor mjete të dënueshme. Por pavarësisht kësaj, mesa duket diaspora dhe shqiptarët e kanë në ndërgjegje të qartë se çfarë do të bëjnë dhe që do të votojnë numrin 1”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu