Ishte tetori i vitit 1922 kur me një vendim të Këshillit të Ministrave të asaj Kohe dhe nën drejtimin e drejtorit Xhevat Korça, në Shkodër hapi dyert për të pritur për herë të parë nxënësit “Gjimnazi i shtetit”.

Çelja e asaj shkolle u konsiderua si një hap i madh për qytetin por pak kush do ta mendonte se aty nisi edhe një pjesë e rëndësishme e historisë se arsimit shqiptare dhe gjuhës shqipe. Matura e vitit 1927-28 të këtij gjimnazi, do të realizonte për herë të parë në vendin tonë, provimet e maturës në gjuhen shqipe.

Asokohe Ministri Doktor Mirash Ivanaj do të shkruante: Për herë të parë bahet në Shqipni në gjuhen shqipe e në gjimnaz shtetnor provimi i maturës se gjimnazit të naltë. Të jetë fatlum e me fillim të mbar ky hap me të cilin fillon edhe indipendenca e arsimit dhe kombit shqiptar.

Në këto 100 vite, shkolla ka ndërruar 4 herë emër por asnjëherë cilësinë e mësimdhënies prandaj sot është gjimnazi elitar në Shkodër dhe një prej me të mirëve në Shqipëri.

Muhamet Shala, ka qenë drejtor për 11 vite me radhe i këtij institucioni arsimor kur quhej “29 Nentori”.

Në këtë shkolle janë mbledhur ndër vite nxënësit më të mirë jo vetëm të veriut por edhe të gjithë Shqipërisë.

Cilësia e mësimdhënies pasqyrohet në rezultatet e nxehëseve ndër breza ku 5 prej tyre sot janë shkencëtarë, 1 punon për misionin NASA të Amerikës, ndërsa pjesa më e madhe e specialisteve në spitalet tona, kanë dalë pikërisht nga këto banka.

Para 30 vitesh, Alketa Banushi Kraja, studionte vetë në këtë shkollë por a e kishte menduar ndonjëherë se do të rikthehej si mësuese aty ?

Pavarësisht viteve që kalojnë, “28 Nëntori” sot mbart rezultatet me te lartë në maturën shtetërore në vend.

Pak ditë me parë, presidenti i Republikës Bajram Begaj për kontributin e dhënë për arsimin shqiptar dhe edukimin e brezave vlerësoi gjimnazin “28 Nëntori” me titullin “Nderi i Kombit”.

Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu