Janë publikuar datat e provimeve të maturës shtetërore 2026 për arsimin e përgjithshëm dhe profesional.

Kalendari nis më 2 qershor me gjuhën e huaj, vijon më 9 qershor me gjuhën shqipe, më 16 qershor me matematikën dhe mbyllet më 23 qershor me lëndën me zgjedhje.

Sipas Ministrisë së Arsimit , provimet zhvillohen në orën 10:00 me kohëzgjatje 2 orë e 30 minuta ndërsa do të ketë penalizime për përdorime celularësh apo tentativa kopjimi të tjera.

Testet do të kenë pyetje të tre niveleve të arritjes. pas përfundimit me sukses të provimeve, diploma gjenerohet prej 2024, automatikisht në sistemin “e-matura” dhe i dërgohet maturantëve në llogarinë “e-albania”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu