Dy efektivë të tjerë të policisë janë arrestuar për korrupsion. Sipas burimeve në pranga kanë rënë efektivët Ardit Doçi dhe Endri Beramaj, të cilët janë arrestuar nga Agjencia E Mbikqyrjes Policore në Tiranë.
Doçi dhe Beramaj shërbenin në komisariatin e policisë në Rinas. Siç mëson gazetari Esido Barkaj, ata akuzohen për korrupson pasiv i kryer në bashkëpunim. Të njëjtat burime shtojnë se dy efektivët janë arrestuar nga AMP në kushtet e flagrancës.
AMP kishte informacione për aktivitetin korruptiv të dy efektivëve ku nisi menjëherë hetimet. Këta dy të fundit janë arrestuar pasi i kanë bërë presion një qytetareve e cila donte të dilte nga Shqipëria me pretendimin se i kanë kaluar afatet për të udhëtuar drejt BE. Doçi dhe Beramaj i kanë kërkuar shuma parash qytetares duke e mashtruar se nuk mund të udhëtonte dot.
Ndërkohë AMP vijon hetimet për të zbuluar nëse ka edhe efektivë të tjerë të këtij komisariati të përfshirë në këtë skemë.







