Ballina Aktualitet Masakra mjedisore në Milot, në kërkim 47-vjeçari që dogji qindra goma automjetesh...

Masakra mjedisore në Milot, në kërkim 47-vjeçari që dogji qindra goma automjetesh në Lezhë-Milot

Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim pas masakrës mjedisore në Milot ku dogji qindra goma automjetesh pranë urës së Matit.

Policia po punon për kapjen e Albert Bitrajt, i akuzuar për veprën penale “Ndotja e ajrit ujërave, dhe tokës”.

Më 14 mars, autostrada Lezhë-Milot u mbulua nga shtëllunga tymi të zi duke krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Situata është e përsëritur prej kohësh, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë kësaj ndotjeje të vazhdueshme që krijohet nga djegia e gomave në një nga akset kryesore kombëtare.

___________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks