Kryeministri Edi Rama ka risjellë dhe njëherë në kujtesë sesi protesta e 21 janarit e opozitës së kohës, nisi e qetë dhe më pas u provokua nga policia e deri tek fundi fatal me 4 viktima përpara kryeministrisë nga plumbat që u lëshuan nga shteti mbi protestuesit.“15 vjet më parë, këtu në këtë godinë ishte barrikaduar një hordhi e armatosur përzierje e trupës së rregullt të gardës së republikës dhe çetës së paramilitantëve famëkeq të kryeministrisë. Godina ishte përforcuar tela me gjemba, shtrirë gjithandej pas atij gardhit të shëmtuar dhe hekurave qe e rrethonin që pas sulmit të armatosur të 14 shtatori ‘98, pse që ishin dhe disa të barrikaduarit enë 12 janar. Njeriu i futur nga populli në kryeministri, kishte lëshuar ushtrimin e një përgjigje me plumb ballit ndaj protestës së opozitës së bashkuar të kohës.Kujtoj se së bashku me Pandeli Majkon dhe disa shokë të tjerë, po kalonim urën e bulevardit për të ardhur këtu përpara godinës, një autoblind u shfaq në horizont dhe një valë gazi lotsjellës u lëshua mbi kokat  e njerëzve pa nisur akoma protesta duke na zmbrapsur nga parku rinia dhe rrëmuja e provokuar nga ajo mësymje qorre, e duke e kthyer protestën në një lëmsh kaotik mes protestuesve. Duke na detyruar që të ktheheshim në selinë e partisë, protesta doli jashtë kontrolli, por përtej reagimit të turmës ndaj policisë, dhe vatra zjarri të ndezura, nën ndonjë makinë, apo mbi faqet e piramidës, për asnjë cast protestuesit nuk tentuan të kapërcejnë gardhin e godinës së kryeministrisë përvec një veture që hyri në portën anësore të hekurit, hapur çuditshëm nga brenda si një ftesë për kurth askush nga protestuesit nuk bëri asnjë përçapje për të shkelur perimetrin e sigurisë, asnjë material filmik nuk nxorri askund në pah praninë e asnjë armë në radhës e protestuesit, mijëra fishekë ushtarakë u lëshuan mbi protestuesit.”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu