Një ditë pas meshës së shenjtë me shpalljen e dy klerikëve Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq në martirë, e shënuar si një ditë historike për Kishën katolike shqiptare dhe besimtarët; Papa Francesku ka përshëndetur celebrimin e martirizimit.

‘Të dashur vëllezër dhe motra, dje në Shkodër u lumturuan dy martirë, viktima të persekutimit fetar në shekullin e XX. Sot në Freiburg të Gjermanisë, u lumturua edhe një martir tjetër, i persekutuar nga nazizmi për angazhimin e tij fetar në favor të paqes. Shembulli i këtyre martirëve ngushëlloftë shumë të krishterë që në kohën tonë diskriminohen për shkak të fesë’, tha Papa.

Mes duartrokitjeve u vlerësua akti për aktivizimin fetar; teksa në Shqipëri që prej festës së 16 nëntorit  me dy martirët e rinj të kishës, numërohen tashmë 40 martirë shqiptarë që dhanë jetën për fe dhe atdhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu