Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për bashkëpunim strategjik në fushat:

• Kujdesi shëndetësor

• Energjia

• Mjedisi

• Industria e sigurisë dhe mbrojtjes

• Menaxhimi i migracionit

• Arsimi

• Inovacioni

• Diaspora

• Transformimi ekonomik

• Rritja inteligjente

Vendimi synon të formalizojë bashkëpunimin strategjik dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë, duke krijuar një kuadër të strukturuar për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në fushat e sipërpërmendura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu