Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka deklaruar se marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë janë shumë të veçanta, madje ajo i ka konsideruar si një “thesar”. Këtë deklaratë diplomatja e bëri sot gjatë konferencës ”Marrëdhëniet shqiptaro- amerikane gjatë shekullit të XX”.
Yuri Kim: Marrëdhënia mes SHBA dhe Shqipërisë është e veçantë. Marrëdhëniet tona janë si një thesar. Shumë nga aktivitet e këtij viti kanë qenë festive. Ky shekull përfshin perriudha të gjata…Ne u përpoqëm të lidheshim vitin 45, por pa sukses. Askush nuk e mendonte se Shqipëria do të ishte anëtare e NATO. 31 vite pas rënies së komunizmit ende mbetet shumë për tu bërë. Kemi përparuar shumë në rrugën tonë. Në 1991 askush nuk e kishte parashikuar që Shqipëria të ishte e ulur ngjitur me fuqitë botërore në Këshillin e OKB-së, të ishte pjesë e NATO-s, kjo sigurisht që kërkoi sakrificë shumë të madhe nga populli e qeveria. Ne jemi këtu të themi se ne jemi me ju e ju jeni me ne gjatë gjithë kohës.”- tha Kim.