Në Shkodrën e artit dhe kulturës u përmbyll edicioni i 23-të i konkursit ndërkombëtar për interpretues të rinj të muzikës klasike “Pjetër Gaci”. Mbi 200 pjesëmarrës, nxënës dhe studentë nga shkollat e muzikës, të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe më gjërë, garuan në 5 disiplina të ndryshme për Çmimin e Madh.

Fituese e këtij edicioni u shpall violinistja nga Tirana Marla Hoxha. Çmimi ju dorëzua nga bashkëshortja e kompozitorit të ndjerë Pjeter Gaci, Tamara Gaci.

Për organizatorët, aktiviteti e ka përmbushur vit pas viti misionin, duke na njohur me talente të reja që i shtohen jetës artistike.

Çmimi i publikut shkoi për vajzën nga Prizreni, Irem Krasniqi, që edhe pse e verbër, pasioni dhe dëshira për piano, e ka shoqëruar në cdo hap. Çmimi i dytë shkoi për Lis Mustafa, Kitarrë, Prizren dhe dy cmimet e treta për Albana Bajraktari, Kanto, Tiranë dhe Rron Rustemi, Saksofon, Gjilan. Ky organizim mban emrin e kompozitorit, violinistit dhe pedagogut të muzikës klasike, Pjeter Gacit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu