Kandidatja e re socialiste që ka marrë dhuratë nga Edi Rama pa u mbyllur zgjedhjet, mandatin e deputetes, Marjana Koçeku e nis mbrapsht poltikën e madhe. Duke veshur kostumin e vjetër të etiketimeve ndaj kundërshtarit politik, ajo u kujtua të bëjë fushatë në Pukë me një bredh të mbetur nga festat e dhjetorit, kur problemet reale që ka kjo zonë janë më të mëdha. Por Marjana dhe lista që ajo përfaqëson nuk guxojnë të flasin për këtë, sepse do të duhej të fshikullonin qeverinë dhe partinë që sot përfaqësojnë, e cila ka 12 vite drejtimin e vendit. E si për t’ja dëshmuar këtë realitet të zymtë, në Pukë e zona të tëra të qarkut Shkodër, edhe komentet e ndjekësve, ja ndricojnë kujtesën e humbur neomalësores. Një prej tyre, Nikolin Martin Shqau i shkruan neomalësore politikane se si mesjeta është prezente në fshatra të tërë, ku mungon ende energjia, e shërbimet bazë. E Marjana nuk dijmë sa do të ketë guxim të flasë në fushatë për këto, të kritikojë Edi Ramën dhe qeverinë per këto mosrealizime 12 vjeçare. Apo do të vazhdojnë retorikën e vjetër fajin e kanë ato që nuk janë në pushtet prej 3 mandatesh …
Komenti në statusin e kandidates Marjana Koçeku:
Përshëndetje Marjana,
Ne jemi banorët e fshatit Vukaj të Shllakut, një komunitet që po përjeton një situatë të vështirë, si para 100 vitesh. Ndodhemi pa energji elektrike, pa shërbime bazë dhe po jetojmë në kushte që janë më shumë se të papranueshme për një vend që pretendon të ecë përpara dhe të bashkohet me komunitetin europian.
Vukajte e Shllakut janë pjesë e qarkut të Shkodrës, dhe ndonëse shumë herë të harruar, komuniteti ynë ka pasuri natyrore, mundësi dhe një shpirt të papërkulur. Po kërkojmë thjesht barazi dhe mundësi zhvillimi, sepse nuk mund të lejojmë që të vazhdojmë të jetojmë në mjerim dhe errësirë, si para një shekulli.
Ky është një thirrje urgjente… Të vini dhe të shihni realitetin tonë, të kuptoni nevojat dhe të bëni diçka për të sjellë dritë dhe zhvillim në këtë zonë që ka shumë nevojë.
Në emër të komunitetit të Vukajve,
Nikolin Martin Shqau…
