Ballina Sport Marca: Kontratë 500 milionë euro, Cristiano Ronaldo firmos në ekipin e ri!...

Marca: Kontratë 500 milionë euro, Cristiano Ronaldo firmos në ekipin e ri! Përfiton 1600 euro në minutë

Cristiano Ronaldo e ka vendosur ekipin e ri. Marca në Spanjë bën me dije se sulmuesi portugez do kalojë në kampionatin e Arabisë Saudite me ekipin e Al-Nassr. Kontrata e sulmuesit do jetë për dy vite e gjysmë teksa do përfitojë 500 milionë euro në këtë aventurë, duke e bërë firmën “të artë” për kalimin më të shtrenjtë në histori.

Largimi me marrëveshje nga Manchester United do të thotë se arabët nuk do paguajnë asnjë euro për transferimin, ndërsa përfitimi i Ronaldos do jetë kolosal. 200 milionë euro në sezon për 37 vjeçarin, që ka edhe përfitime të tjera në bazë të golave apo ndeshjeve të zhvilluara. Roje private, shofer apo vilë luksoze, këto janë disa nga anekset e kontratës.

Sipas medias spanjolle kjo është kontrata më e madhe e nënshkruar në historinë e futbollit. Al-Nassr është themeluar në vitin 1955. Skuadra luan ndeshjet e saj në shtëpi në “Mrsool Park” dhe ngjyrat që i referohen janë të verdha dhe blu. Aktualisht në stol është trajneri francez Rudi García. Kontrata pritet të firmoset pas Kupës së Botës.

Përfitimet e Ronaldos me klubin e ri:

200 milionë euro në sezon

16 milionë euro në muaj

3 milionë e 800 mijë euro në javë

760 mijë euro në ditë

96 mijë euro në orë

1.600 euro në minutë

26 euro në sekondë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks