https://www.swisstransfer.com/d/d415bd41-c69b-4681-b860-a4f91d518954
https://www.swisstransfer.com/d/25448a6e-cbda-4797-9d26-0c1b01229c28
Shkodra, qyteti që ka lindur kampionë, djepi i sporti shqiptar dhe krenari kombëtare, mikpriti maratonën 2025, pjesë e kalendarit të veprimtarive “Shkodra, Qyteti Europian i Sportit”. Aktiviteti përfshiu tre kategori garimi: 2.5 km për moshat 10–15 vjeç, 5 km për moshat 16–19 vjeç dhe 10 km për pjesëmarrësit mbi 20 vjeç. Starti dhe finishi u vendosën në sheshin përpara Bashkisë Shkodër, duke e kthyer qendrën e qytetit në një hapësirë festive ku sportdashësit, familjet dhe vizitorët përjetuan një atmosferë të jashtëzakonshme.
Ky aktivitet nuk është thjesht një garë atletike, por një thirrje për një mënyrë jetese më aktive, për solidaritet dhe për përfshirje sociale. Pjesë e kësaj ngjarjeje, jo vetëm si të ftuar por edhe si simbol i suksesit të atletikës shqiptare, ishin kampionia Luiza Gega dhe sprinteri Franko Burraj.
Për fituesit e garës 10 km, ky ishte një moment i veçantë, një kombinim i kënaqësisë dhe krenarisë për arritjen e tyre. Emocione pati edhe për pjesmarrësit më të vegjël dhe të gjitha grupmoshat.
“Maratona e Shkodrës” mblodhi mbi 300 pjesëmarrës dhe në këtë rrugë, Shkodra nuk ruan thjesht trashëgiminë e saj, por e ringjall atë, duke e bërë të tashmen një dëshmi dhe të ardhmen një premtim të pashuar.