Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë një reagim për zjarret e mbrëmshme në Lezhë, ku u raportuan mbi 15 vatra zjarri.

Manja, deputet në këtë qark, shprehet se nuk bëhet fjalë për incidente, por aktëe kriminale që dëmtojnë natyrën, imazhin turistik dhe të ardhurat e familjeve lezhjane.  Ai apelon që policia dhe institucionet duhet të reagojnë dhe të hetojnë menjëherë për autorët.

Reagimi i plotë: 

ZJARRET KRIMINALE – KËRCËNIM SERIOZ PËR TURIZMIN DHE JETËN NË LEZHË

Kush e do Lezhën në flakë? Koha për veprim!

Mbrëmë mbi 15 vatra zjarri dogjën Lezhën, kërcënuan banesa dhe jetën e njerëzve. Nuk janë aksidente – janë akte të qëllimshme kriminale që dëmtojnë natyrën, imazhin turistik dhe të ardhurat e familjeve lezhjane.

Këto zjarrvënie të përsëritura nuk mund të tolerohen më. Policia e Shtetit në Lezhë dhe institucionet duhet të hetojnë menjëherë, të identifikojnë dhe të ndëshkojnë autorët. Mjaft më me heshtje dhe justifikime!

Një falenderim i sinqertë për të gjitha shërbimet e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë dhe për çdo qytetar lezhjan që çdo verë përballen me sfidën e zjarrvënies kriminale. Ju jeni fytyra e qytetarisë dhe përgjegjshmërisë. Ata janë dora e krimit që nuk e do Lezhën.

Ne nuk do ta lëmë Lezhën të digjet më nga duart e të papërgjegjshmëve.

Ne do ja dalim – ata do të marrin ndëshkimin e ligjit!

Koha për veprim është tani – për Lezhën, për turizmin, për të ardhmen!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu