Nxënësit e shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër shumë shpejt do të mësojnë në ambiente të reja, sipas të gjitha standardeve bashkëkohore. Falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ky institucion arsimor po i nënshtrohet një transformimi të plotë, që përfshin rikonstruksionin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, laboratorëve dhe terreneve sportive, rinovimin e instalimeve elektrike, hidraulike, sistemit të kondicionimit, aksesueshmërisë për nxënësit me aftësi ndryshe, si dhe mobilim të ri, të përshtatur me imazhin modern të shkollës. Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe pritet të përfundojnë përpara fillimit të vitit shkollor.

Gjatë inspektimit të punimeve, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nënvizoi angazhimin e qeverisë për të ofruar kushte bashkëkohore në çdo institucion arsimor

“Në Shkodër kantieret e arsimit janë duke ecur shumë mirë. Shkodra, në këto dy vite, është duke u mbështetur nga qeveria shqiptare përmes projekteve të investimeve në shkolla dhe terrene sportive. 7 milionë euro janë dedikuar vetëm për infrastrukturën shkollore, ndërkohë që ne jemi duke punuar t’i pajisim edhe me laboratorë të shkencave, laboratorë inteligjentë, dhe shkolla ‘Kolë Idromeno’ është gjithashtu pjesë e projektit të SmartLab-eve, sepse fillojmë fazën tjetër ku 654 SmartLab-e do të investohen për shkolla, ku për herë të parë përfshihen edhe gjimnazet, që nxënësit të zhvillojnë potencialin e tyre në drejtim të aftësive digjitale. E meriton Shkodra, e meritojnë qytetarët, e meritojnë mësuesit dhe nxënësit të kenë kushte bashkëkohore.”, tha Ministrja Manstirliu.

Gjimnazi “Kolë Idromeno” është një nga disa institucione arsimore në Qarkun e Shkodrës ku është investuar. Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë investimet në infrastrukturën arsimit parauniversitar në Shkodër, si rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”, shkolla 9-vjeçare dhe e mesme në Bushat, shkolla 9-vjeçare “Migjeni” në Pukë, kopshti “Tom Alimhilli” në Shkodër, si dhe rikonstruksioni i palestrave në shkollat e mesme “Dodë Kaçaj” në Bajzë, “28 Nëntori” dhe “Tring Smajli” në Shkodër.

Në rang kombëtar, 40 objekte të reja mësimore e sportive, përfshirë 22 shkolla të reja dhe 18 palestra dhe terrene sportive do t’i nënshtrohen procesit të rindërtimit dhe rikonstruksionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu