Ballina Kronike Mallra kontrabandë e trafik i paligjshëm në Morinë, SPAK çon në Gjykatë...

Mallra kontrabandë e trafik i paligjshëm në Morinë, SPAK çon në Gjykatë ish-shefin dhe 33 punonjës të policisë kufitare

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe dërgon dosjen në Gjykatë për ish-shefin e policisë kufitare të Kukësit dhe 33 persona të tjerë, punonjës të kësaj pike kufitare.

“Pas një hetimi objektiv dhe të gjithëanshëm janë caktuar masa sigurimi personal për 34 persona, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke përfshirë edhe Drejtorin e kësaj Drejtorie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 248, 259, 25  dhe 245/1 të Kodit Penal.,” informon SPAK.

Si funksiononte?

“Gjatë këtij hetimi janë dokumentuar 312 raste të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe personave të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas,” thuhet në njoftim.

Në përfundim të hetimeve janë marrë në cilësinë e të pandehurit dhe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesa për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.272 të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve:

Fran Kacorri, ish-shefi i policisë kufitare Kukës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, 

Atli Jashari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” 

Lahert Sulo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Ani Hoxholli, i akuzuar kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Emilton Asllanaj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Halim Shehu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 e 25 të Kodit Penal.

Arben Kastrati, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Arjan Sokoli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Dashnor Braha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Elidjana Toçila, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Endrit Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Fatri Iseberi,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim

Fatri Braha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,

Artan Redhaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”,

Gëzim Duraku (Gjuta), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Haqif Halilaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Kapllan Dogjani, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Mimoza Shahinaj (Ismaili), e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Muhamet Cengu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Rezarta Lako, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Urim Lami, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Vehbi Nerguti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Vojsava Selmani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Xhuliana Maksutaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Ylber Hoxha (Istrefi), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Bedri Duraku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Avni Tërshalla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Arben Goçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Reni Dokolli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Shpëtim Cenaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Sulë Onuzi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Klevis Salkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” 

Xhafer Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” 

Sazan Ibra, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks