Malësia e Madhe gjendet përballë një katastrofe mjedisore. Mbetjet urbane dhe inerte kanë pushtuar zona të tëra në këtë bashki, ndërsa mungojnë tërësisht masat e marra nga pushteti vendor dhe agjensitë mjedisore, që bëjnë një sy të vërbër e një vesh të shurdh. Pamjet në fjalë nuk kanë nevojë për shumë komente dhe janë dëshmi e qartë e dështimit të autoriteteve vendore e qëndrore raporton newspower.al. Në një kohë kur qeveria shqiptare ka shpallur prioritet mbrojtjen e mjedisit dhe Shqipërinë turistike, në Malësi të Madhe “promovohet” Shqipëria e mbetjeve. Fushat e kthyera në landfild-e tashme edhe po digjen në mes të ditës dhe jo vetëm, ndërsa mungojnë masat ndëshkimore. Pyetja që lind përballë kësaj panorame është: Ku janë institucionet si: Bashkia Malësi e Madhe, Agjensia Rajonale e Mjedisit dhe vetë ministria e linjës? A e njohin realitetin në këtë zonë dhe përse nuk nderhyjnë? Sic duket fasadat e aksioneve janë më të rëndësishme sesa zgjidhjet reale të problemit!/ newspower.al