Ballina Kronike Malësi e Madhe/ Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të...

Malësi e Madhe/ Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 69-vjeçari

Malësi e Madhe/ Plagosi me mjet prerës (kmesë), një shtetas, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 69-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, se ishte plagosur me mjet prerës, një shtetas, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Si rezultat i kërkimeve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:      

Gjok P., 69 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Ky shtetas dyshohet se më datë 14.07.2024, rreth orës 21:30, në fshatin Vukpalaj, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (kmesë), shtetasin A. P., 29 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën.   

Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks