Në prag të zbatimit të urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për ristrukturimin e administratës vendore, mësohet se kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe ka zhvilluar një drekë “lamtumire” me dy nënkryetarët dhe administratorët e njësive administrative.
Takimi informal është mbajtur në një resort agroturizmi në zonën e Malësisë, ku është diskutuar për ndryshimet që pritet të ndodhin brenda ditës së sotme. Burime pranë bashkisë bëjnë me dije se gjatë kësaj dreke është folur edhe për emra konkretë dhe për mënyrën se si do të realizohen lëvizjet në mënyrë “të butë”, me riemërime në funksione të tjera brenda strukturës bashkiake.
Ky zhvillim vjen si pjesë e procesit të reformës në administratën vendore, që synon rritjen e efikasitetit dhe përgjegjshmërisë në qeverisjen lokale.