Ballina Kronike Malësi e Madhe/ Arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar për...

Malësi e Madhe/ Arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar për kultivimin e 2000 bimëve narkotike në Mukset

Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2000 bimëve narkotike, në fshatin Mukset, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:

Vasel Mecaj 38 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Vasel Mecaj dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në muajin gusht 2021, ka kultivuar 2000 bimë narkotike në territorin e fshatit Mukset, njësia administrative Shkrel.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks