Ballina Aktualitet ‘Male të pastra’, Rama thirrje qytetarëve t’i bashkohen nismës së pastrimit më...

‘Male të pastra’, Rama thirrje qytetarëve t’i bashkohen nismës së pastrimit më 26 gusht: Zhvillohet në 10 parqe kombëtare!

Një nismë e gjerë pastrimi, e quajtur ‘Male të Pastra’, do të zhvillohet më 26 gusht në 10 parqe kombëtare dhe natyrore të vendit. Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh mëngjesin e kësaj të shtune, duke iu bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij aksioni për pastrimin e natyrës.  Kreu i qeverisë shprehet se kujdesi ndaj natyrës është përgjegjësi e përbashkët, ndaj kontributi i gjithsecilit do të ishte i rëndësishëm. 

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht, si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks