Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (8 Shkurt), në rrugën Lezhë-Laç.

Dy makina janë përplasur ‘kokë më kokë’ në dalje të urës së Milotit. Mjetet janë një e markës “Skoda” dhe tjetri “Wolksvagen”.

Të plagosur mbeten drejtuesi dhe pasagjerja e automjetit tip “Wolsvagen”, të cilët u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila mbërriti menjëherë më vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidenti.

Nga aksidenti u bllokua për rreth 60 minuta dhe superstrada Lezhë-Laç, ndërsa u desh ndërhyja e Policisë Rrugore për normalizimin e lëvizjes së automjeteve.

Policia vendore ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu