Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka raportuar para komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare sa i takon buxhetit të vitit të ardhshëm.

Proda ka kërkuar rritje të fondeve për Policinë e Shtetit. Ai ka thënë se Policia duhet të ketë automjetet e veta, pasi ato që merren me qira kanë kosto financiare të lartë. Proda ka thënë gjithashtu se strukturës së Policisë i nevojiten rreth 700 automjete.

“Automjetet me qira, kanë një kosto shumë të madhe. Dhe një pjesë e madhe janë amortizuar. Do ishte më mirë të kishim mjetet tona. Na duhen rreth 700 automjete”, ka thënë Proda.

“Duhet parë me prioritet shtesa për investimin e automjeteve që duhen blerë. 50% e flotës së automjeteve është e amortizuar. Duhen blerë automjetet se kemi kosto të mëdha me makinat me qira”, ka shtuar më tej kryepolici Ilir Proda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu