Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një automjet është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë,.
Përplasja ka qenë e forte, aq sa u ka shkaktuar jetën dy të rinjve shqiptar, të identifikuar si Blendi Syla, 20 vjeç dhe Robert Daçi.
“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen e parakohshme nga jeta të nipit tim Blendi Syla 20 vjeç, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në Itali.
Familja Çekaj informon se, për momentin, data dhe ora e ceremonisë së varrimit nuk janë përcaktuar, pasi pritet kthimi i trupit në Shqipëri.
Sapo të kemi informacion të konfirmuar, do t’ju njoftojmë në vijim.
Falënderojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit për ngushëllimet dhe mbështetjen në këto momente të vështira.
I paharruar qoftë kujtimi i tij.
Zoti e pastë në paqe shpirtin e tij”, shkruan një i afërm i Blendi Sylës në një postim në rrjetet sociale.
Kujtojmë se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.






