Ballina Kronike Makina përplaset me motorin e policisë, plagosen dy inspektorët

Makina përplaset me motorin e policisë, plagosen dy inspektorët

Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë ku një automjet është përplasur me një motor policie. Për pasojë është plagosur dy inspektorë të policisë.

“Më datë 26.06.2023, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.

Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën,” njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks