Ballina Kronike Makina përplas drejtuesin e motoçikletës në superstradën Lezhë-Shkodër! I plagosuri transportohet në...

Makina përplas drejtuesin e motoçikletës në superstradën Lezhë-Shkodër! I plagosuri transportohet në gjendje të rëndë drejt Tiranës

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi motocikleta me të cilën udhëtonte u godit nga pas nga një automjet. Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Shkodër, me afërsi të fshatit Dajc, ndërsa i plagosuri fillimisht mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës e më pas u transportua drejt spitalit të Traumës ne Tiranë. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që është i treti që ndodh në rruget e qarkut te Lezhës brenda harkut kohor të 24 orëve me një bilanc prej 3 personash të plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks