Partia e Lirisë fton qytetarët t’i bashkohen protestës që do të mbahet pasditen e sotme ora 18:00 para incineratorit të Tiranës.

Meta fton qytetarët të jeënë të prnishëm në këtë “skenë krimi që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe mashtrimeve të qeverisë dhe njëkohësisht dhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji. Për ti thënë mjaft kësaj historie”

Të bëhemi të gjithë bashkë në mënyrë që të mos vajtojmë vitin e ardhshëm” tha Meta në një konferencë për median.

Meta tha se protestuesit do të jenë të udhëzuar dhe orientuar nga ekipet që do të merren me organizimin e protestës.

“Mafia duhet ndalur sot përpara se ajo të bëjë dëme edhe më të mëdha vendit tonë. Është koha për të ekzekutuar frikën që mafia kërkon të mbjellë kudo në të gjithë shoqërinë tonë. Kjo ka ndodhur dhe në Zimbabve por Zimbabve mori masa” tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu