Ndeshje e dominuar nga Kroacia por me rastin më flagrant në këmbët e Romelu Lukakut që hëngri kualifikimin e Belgjikës me tre raste të shpërdoruara në mënyrë fatale. Mbyllet në barazim pa gola supersfida e fundit e grupit F mes Bekgjikës dhe Kroacisë ku të fituar dalin ballkanasit pasi kualifikohen për më tej dhe lënë jashtë botërorit një nga favoritet e këtij edicioni, Belgjikën që e mbyll grupin me 4 pikë por 3 ndeshje zhgënjyese.
Takim me nivel në Al Rayyan ku nënkampionët e botës kontrolluan ndeshjen pothuathse gjatë gjithë kohës por në pjesën e dytë, Romelu Lukaku shkundi skuadrën e Martinez që u zgjua nga gjumi edhe pse rastin më flagrant, sulmuesi i Interit e ndali në shtyllë dhe mund të kishte bërë më mirë.
Barazimi e ngjiti Kroacinë në kuotën 5 ndërsa Modric dhe skuadra e tij shtrënguan dhëmbët deri në fund kur Lukaku kishte sërish një rast të artë por sërish nuk arriti ta ndalte topin në rrjetë. Minuta frenetike ato të fundit me “Djajtë e kuq” të cilët u zgjuan shumë vonë dhe fatëkeqësisht i japin lamtumirën Kupës së Botës 2022 duke zhgënjyer jo pak. Në krahun tjetër, Kroacia do të ndeshet me skuadrën e dytë të grupit E në datën 5 dhjetor ora 16:00 në “Janoub Stadium”.






