Vendimi i Apelit për Partinë Demokratikë është shtyrë për në datë 10 nëntor, ora 09:30.
Në seancën e sotme avokati i PD-së Indri Sefa nuk u paraqit për arsye shëndetësore.
“Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeaj nuk është paraqitur për arsye shëndetësore. Nisur edhe nga kjo senaca u shty për në datën 10 nëntor, 09:30.
Ndërkohë në dyert e Gjykatës së Apelit Tiranë, po ashtu Kolegji Civil pritet të shqyrtojë po ashtu edhe dy ankimime të tjera të bërë nga PD ku njëri prej tyre vjen nga grupimi i Alibeaj, kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, që ligjëroi Kuvendin e datës 11 dhjetor në atë kohë dhe miratoi ndryshimet statuore, i thirrur nga Berisha.
Nga ana tjetër ka dhe një ankimim nga ana e Berishës për ankimimin që iu bë vendimit të Gjykatës nga ana e grupimit të Alibeajt,” tha ajo.