Historia na ka mësuar se e vërteta nuk shuhet, as kur e mbysin me plumba. Fjala e Dom Ndre Zadejës, e shprehur në ditët e errëta të diktaturës, sot kumbon po aq e fortë dhe na kujton se liria dhe e drejta nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë – ato duhen mbrojtur, çdo ditë! Përmes këtyre fjalëve, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Luçjano Boçi ju ka drejtuar një mesazh për të gjithë shqiptarët: Shqipëria duhet të zgjohet e të ndryshojë!
Statusi i plotë i Luçjano Boçi:
DY FJALË
“Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me jo o të rij. Një re e zezë ngarkue me ideologji të kuqe po dyndet mbi krenat tona. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherë s’keni për të pasë shka me i ba, veç me i bajtë e me sprovue të këqijat, se përveç të zezave të tjera që ka, ajo mohon edhe Zotin”.
Janë fjalët e Martirit të së vërtetës Dom Ndre Zadejës, me të cilat vulosi edhe pushkatimin e tij në Mars 1944.
Por nuk janë megjithatë fatale.
Janë fjalë profetike!
Si një qiri që nuk shuhet – më shkruan një miku im – këto fjalë edhe sot vazhdojnë të shfaqin aty mes kësaj reje, të vertetën së cilës ata përballë fort i druhen.
Në kët përvjetor të pushkatimit zani i tij tingllon ma fort se kurrë!
Shqipëria duhet të zgjohet e të ndryshojë!