Nga Luçiano Boçi/ GJYQI I BENETIT DHE RRUGA E PREKALIT

Beneti po imiton Ramën (nuk është se nuk e ka bërë herë të tjera)në rastin Balluku.

Ish superministri i qeverisjes së PD i konvertuar në oborrtar i PS-së po shtyn “me procedurë” procesin gjyqësor ndaj tij për korrupsion.

Ka preferuar të mos paraqitet në seancë.

Kjo për të fituar kohë dhe për të mbyllur i qetë mandatin si kryebashkiak i Shkodrës.

Por çështja nuk mbyllet vetëm me gjyq.

Për Benetin ka dhe nje hetim tjetër për tenderat e bashkisë e ndërkohë moti i keq i nxorri në dritë dhe një tjetër skandal, rrugën Prekal-Kir.

Këto ditë s’ka lënë postim pa bërë për të dëshmuar që punon pa reshtur, por bën sikur harron që rruga që u shemb nga shirat, (a thua nuk ka rënë kurrë në Shkodër) u bë me nxitim gjatë fushatës elektorale të 2025. (tabela poshtë e dërguar me mesazh nga një banor i Prekalit që në Mars)

Cilësia e dobët me të cilën u ndërtua dhe u mor në dorëzim nga Bashkia, bëri që ajo rrugë të shembet.

Rregullimi i saj është detyrim e s’ka nevojë për kaq reklamë.

Reklamat e sotme nuk vlejnë aq, sepse u deshën para shtesë nga xhepat e Shkodranëve për të mbushur xhepat e oksfordianëve sërish, mqs nuk iu dolën të parat pasi kohë fushate ishte.

Ndërsa SPAK nga sot, ka dhe një tjetër element shtesë në hetimin e tij për tenderat në Bashkinë e Benetit të mbushur me jo-shkodranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu