Ballina Kronike “Lojërat e fatit”, arrestohet 20 vjeçari në Koplik. Në kërkim edhe një...

“Lojërat e fatit”, arrestohet 20 vjeçari në Koplik. Në kërkim edhe një 35 vjeçar për plagosje me armë zjarri

Zbulohet një lokal në Koplik, ku organizoheshin lojëra fati Poker dhe me makineta. Organizatorë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, një 20-vjeçar që u vu në pranga dhe 35-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri, të kryer në Koplik, më datë 29.02.2024.

Sekuestrohen 3 makineta, 1 tavolinë Pokeri, 1 valixhe me çipsa dhe 2 pako me letra për bixhoz. Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera operacionale, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë i mundur zbulimi i një lokali në Koplik, i cili ishte përshtatur për disa lojëra fati. Gjithashtu, u bë i mundur identifikimi i organizatorëve të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, konkretisht, shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili u kap dhe u vu në pranga, si dhe shtetasi E. H., 35 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan, i cili është aktualisht në kërkim, sepse dyshohet se më datë 29.02.2024, në Koplik, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin G. D., 32 vjeç. Në ambientet e lokalit u gjetën 3 makineta, 1 tavolinë Pokeri, 1 valixhe me çipsa dhe 2 pako me letra për bixhoz, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks