Kryeministri Rama sot nis takimet kokë më kokë me secilin nga drejtuesit politikë për listat e kandidatëve për deputet të PS. Të deleguarit politikë ja kanë dorëzuar Ramës listën, por në këto takime që pritet të mbahen tek Vila qeveritare do të diskutohen të gjithë emrat, si ato në listë të hapur dhe ato në të mbyllur.

Ndërsa për t’i vendosur vulën e ekipit të 11 majit të PS, Newspower.al mëson se do të duhet te mblidhet kryesia që më pas të dorëzohen në KQZ brenda datës 12 mars.

Mësohet se kryeministri Rama ka mbërritur pak para orës 09:30 te Vila, aty ku do të nisin menjëherë takimet. Ndërsa kryesia e Partisë Socialiste mblidhet ditën e mërkurë në orën 12:00. Nuk prishet tradita e ditës së fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu