Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka folur për ndërhyrjet urbanistike të kohëve të fundit, duke theksuar se shumica prej tyre janë “çmontuese” dhe jo aq të mëdha sa mund të duken. Ai e cilësoi këtë proces si fazën e parë të një “Rilindjeje 2.0”, me synimin për të krijuar hapësira komunitare më cilësore. Rama gjithashtu deklaroi se qytetarët do të kenë jo vetëm detyrime, por edhe të drejta në kuadër të këtij transformimi, ndërsa theksoi rëndësinë e drejtësisë së re, larg ndikimeve politike të së kaluarës.

“Bëhet fjalë për ndërtime të cmontueshme dhe ka mirëkuptim të madh dhe po i cmontojnë. Ka edhe raste kur kjo nuk ndodh. Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës, po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosdë qartë kufijtë dhe do të japë qartë hapësirat e lirisë për. Do  të ketë të gjithë hapësirën edhe për njësitë tregtare por pa kaëpërcyer kufirin që është i komunitetit. Në fund kam edhe elementin e teknologjisë. Shqipëria ka bërë progress të jashtëzakonshëm dhe para pak ditësh, një nga institutet më prestigjioze në botë të qeverisjes, të matjes së parametrave të qeverisjes, e përcaktoi Shqipërinë si një nga yjet në ngjitje të hapësirës evropiane së bashku me 4 vende të tjera për reformat dhe transformimin. Shqipëria është dicka krejt tjetër, e tregojnë shumë gjëra. Teknologjia do të na ndihmojë në këtë fazë, që sic kemi kaluar te faza ku të gjithë ngrini  llaç e ngrinin mure, kalojmë te faza që s’do të ketë më. Teknologjia do të na çlirojë nga ky fenomen duke e reduktuar në maksimum.”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu